Milan-Genoa, kuqezinjtë duan vendin e katërt

Futboll

Milan-Genoa, kuqezinjtë duan vendin e katërt

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 08:17
Gonzalo Higuain

Seria A do të kthehet mbrëmjen e së mërkurës me ndeshjen Milan-Genoa, e vlefshme për javën e parë të kampionatit, e cila u shty në respekt të viktimave të shkaktuar nga shembja e urës në Xhenoa. Duke iu rikthyer fushës, këto dy skuadra ndahen vetëm nga një pikë në renditje dhe do të kërkojnë të marrin tri pikët për të ruajtur hapin me katër skuadrat e para të klasifikimit.

Miqtë nuk kanë kujtime të mira nga ndeshjet e luajtur në fushën e kuqezinjve, duke parë se kanë arritur të marrin vetëm një fitore në 10 sfidat e fundit të Serisë A që kanë luajtur në “San Siro” (1 fitore, 3 barazime, 6 humbje). Ndërkohë, Milan nuk ka pësuar asnjë humbje në katër ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi (3 fitore, 1 barazim) dhe ka pësuar vetëm një humbje në ndeshjet e 2018-ës që ka luajtur në “San Siro”: 9 fitore, 4 barazime, 1 humbje).

Për më tepër, milanezët kanë humbur vetëm 5 nga 51 ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur në shtëpi kundër Genoa-s: 32 fitore, 14 barazime, 5 humbje. Kuqeblutë, nga ana tjetër, do të paraqiten në këtë takim pas dy barazimesh dhe një humbje të marrë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit. Milanezët, në rast fitoreje do të kapnin Lazio-n në renditje, që mban vendin e katërt me 18 pikë, tre më shumë se “Dajlli”.

Kjo ndeshje premton gola, duke parë se mesatarja e golave të shënuar në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit që Milan ka luajtur në shtëpi ka qenë 4.40. Gjithashtu, kuqezinjtë kanë sulmin e tretë më të mirë të kampionatit me 18 realizime.

Protagonistët e mundshëm
Suso (Milan) ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asiste në nëntë ndeshje të luajtura në këtë sezon, ndërsa Christian Kuame (Genoa) ka dhënë tre asiste në katër ndeshjet e fundit të kampionatit.

Statistika
– 10 nga 13 golat e pësuar nga Milan në këtë sezon kanë ardhur pas pjesës së parë, ndërsa 5 nga 11 golat e pësuar nga Genoa në transfertë kanë ardhur mes minutave 31-45.

– Milan dhe Genoa kanë shënuar golin e parë në shtatë nga nëntë ndeshjet që kanë luajtur deri tani në kampionat.

– Në shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura nga Milan dhe Genoa në Serinë A janë shënuar mbi 2.5 gola. Gjithsesi, janë realizuar nën 2.5 gola për ndeshje në shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit që këto dy skuadra kanë luajtur në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat