Tradhëtoi Romën, por tallet nga e gjithë Europa!

Futboll

Tradhëtoi Romën, por tallet nga e gjithë Europa!

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:24
Malkom

Ndoshta është një mallkim i Romës, ndoshta thjesht Malkom nuk vlen, apo e vërteta më e madhe, Barcelona bëri një gafë kolosale, duke blerë një lojtar pa e pyetur fare trajnerin.

Kjo është historia e brazilianit Malkom, të paktën në këto muaj të parë në Spanjë, aty ku u prit si fenomen dhe tashmë është kthyer në rezervën e rezervave.

Talenti brazilian në verë u bë i famshëm vetëm për një gjë: Po merrte avionin për të shkuar në Romë  ku prisnin të firmosnin dhe të prezantohej, por me pas ndryshoi gjithçka dhe futi hundët Barcelona.

Mundo Deportivo shkruan se Malkom i ka kërkuar trajnerit Ernesto Valverde ta lejojë të largohet në janar, për të luajtur rregullisht gjetkë, sepse te Barça është e qartë që nuk ka vend për të. Natyrisht, trajneri blaugrana nuk është kundër, por klubi nuk dëshiron të humbasë financiarisht dhe po sheh a vijnë oferta të rëndësishme, edhe pse huazimi është më i mundshëm, sepse lojtari është ende shumë i ri dhe mund të shpërthejë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat