Skenari nga Italia

Futboll

Skenari nga Italia

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:06
Konte

Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Dhe Florentino Perez duket se nuk e ka harruar Zhoze Murinjon. Ky është skenari që mund të ndodhë në verë ose ndoshta më shpejt nëse në Mançester do të ketë zhvillime gjatë kësaj kohe që lidhen me të ardhmen e trajnerit portugez.

Reali i Madridit kërkon Murinjon dhe kjo gjë do t’i hapte rrugën një kalimi të mundshëm të Kontes në Mançester. “Gazzetta Dello Sport” raporton se kjo është një nga arsyet pse Konte refuzoi Realin e Madridit sepse shpreson që të ketë zhvillime dhe shkarkime në fundin e këtij sezoni.

Ai do të ishte gati për t’u rikthyer në skenë si protagonist dhe në Angli do të kërkonte të bënte sërish histori për të ringritur një ekip të madh si Mançester Junajtid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat