Laudrup refuzon Realin

Futboll

Laudrup refuzon Realin

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:31
Laudrup refuzon Realin

Reali i Madridit njoftoi dje largimin e trajnerit Julen Lopetegui, pas një sërë rezultatesh negative dhe emërimin përkohësisht në atë pozicion, të ish mesfushorit argjentinas, Santioago Solari, i cili deri dje ka mbajtur postin e trajnerit të Real Madrid Castilla.

Plani i drejtuesve madrilenë është që t’i besojnë drejtimin Solarit, në pritje që të emërojnë një tjetër trajner, me CV më të pasur dhe të aftë për të orientuar skuadrën drejt suksesit, ndërkohë që ka rënë poshtë përfundimisht pista që të çon te italiani Antonio Conte.

Gjatë paradites së sotme mediat spanjolle raportuan se Florentino Perez kishte kontaktuar edhe me Michael Laudrup, ish mesfushorin e famshëm danez, aktualisht i papunë, por ishte përballur me refuzimin e menjëhershëm të këtij të fundit.

Aktualisht mbetet e gjallë pista Roberto Martinez, me spanjollin që ka një kontratë afatgjatë me Federatën Belge të Futbollit dhe do të duhet të lirohet më parë prej tyre, ndërsa ëndrra e vërtetë mbetet një “ish” si Jose Mourinho.

Portugezi nuk po kalon një moment të lumtur në “Old Trafford”, pas rezultateve negative me Manchester United dhe mund të përballet me shkarkimin, nëse skuadra nuk do të reagojë në javët në vijim.

Pikërisht kjo është ajo që shpreson edhe Florentino Perez, që mund të rikthejë në “Santiago Bernabeu” një njeri, të i cili beson shumë dhe për më tepër të mos paguajë asnjë para për të prishur klauzolën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat