Lampard mezi pret të përballet me Chelsean

Futboll

Lampard mezi pret të përballet me Chelsean

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:33
Frank Lampard

Ish-futbollisti i “Bluve” kthehet në Stamford Bridge, por këtë herë si trajner kundërshtar.

Frank Lampard mezi pret të shijojë rikthimin e tij të parë në Stamford Bridge, këtë herë jo më në rolin e futbollistit, kur të ndeshet sonte me Chelsean në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Ligës, pasi eliminuan Manchester United të Jose Mourinhos në raundin paraardhës.

Lampard konsiderohet të jetë një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave të “Bluve” , teksa shënoi 211 gola, një rekord për Chelsean dhe fitoi 11 trofe të rëndësishëm mes viteve 2001-2014.

“Është një short special për mua, që do të më bëjë të rikthehem e të ri shoh njerëz tashmë prapa skenave, por edhe një stadium me mbi 40 mijë miq”, tha 40-vjeçari përpara ndeshjes.

“Jam bërë gjithnjë e më shumë i emocionuar me kalimin e moshës”.

“Këto gjëra padyshim të prekin, sepse më bën të kuptoj sesa i rëndësishëm ka qenë Chelsea për mua në jetën time, e sigurisht edhe atë se çfarë i detyrohem unë në aspektin falënderues”.

Lampard, gjithsesi po e shijon edhe jetën e tij të re te Derby County, ekip që renditet në vendin e gjashtë të Championshipit, vetëm katër pikë larg kreut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat