Shkëndija për fitore në Strumicë

Futboll

Shkëndija për fitore në Strumicë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:27
Shkëndija për fitore në Strumicë

Shkëndija  të mërkurën përballen me Belasicën në xhiron e 12-të të LPFM-së kur rikthehen të luajnë në stadiumin ‘Mladost’ në Strumicë për herë të parë pas 23 majit kur fituan trofeun e Kupës kundër Pelisterit.

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë në mesjavë sjell takimet e xhiros së 12-të me Shkëndijën që do të përballet si mysafire me Belasicën në Strumicë. Kuqezinjtë do të udhëtojnë të luajnë në këtë qytet për herë të parë pas finales së Kupës e luajtur më 23 maj, kur Shkëndija fitonte trofeun me triumfin 3:0 përballë Pelisterit. Tash bëhet fjalë për tjetër garë dhe kundërshtarë, por objektivi mbetet i njejtë, fitorja. Në rast suksesi, do të vinte fitorja e tretë me rradhë në kampionat, pasi kuqezinjtë tejkaluan minikrizën e rezultateve me fitore në fushë të Vardarit dhe triumf bindës përballë Makedonija Gj.P. në Tetovë. Dy ditët e fundit skuadra punoi me orinetim ka sfida me Belasicën, ndërsa pas seancës së fundit stërvitore të mbajtur në mot me shi, ekipi udhëtoi drejt Strumicës ku do të pritet ndeshja e sotme.

Të rejat në skuadër

Stenio Junior ka tejkapuar pezullimin shkaku i pesë kartonave të verdhë që e lanë jashtë përballjes me Makedonija Gj.P., mirëpo sërish nuk do të mund të vihet në shërbim të ekipit edhe kundër Belasicës, tani shkaku i dëmtimit. Për arsye të njejta jashtë mbetet edhe Konstatin Çeshmexhiev, ndërsa gjithë futbollistët tjerë janë në disponim të trajnerit Qatip Osmani.

Kundërshtari

Belasica në këtë sfidë vjen pas humbjes bindëse 3:0 nga Akademia Pandev, ku ndërprenë serinë prej 9-të ndeshjeve pa disfatë (7-të në kampionat dhe dy në Kupë). Këtë sezon skuadra nga Strumica në 11 xhiroa ka pësuar katër disfata dhe bashkë me Shkëndijën që fitoi 4:1 ndeshjen e parë në Tetovë, Akademia Pandev (dy herë) dhe Pobeda janë ekipet e vetme që kanë fituar Belasicën. Pikërisht pas disfatës nga Shkëndija në xhiron e tretë strumicasit hynë në seri pozitive prej nëntë ndeshjeve pa humbje, duke mundur dy herë Pelisterin në kuadër të Kupës, ndërsa regjistruan tre fitore dhe katër barazime në kampionat.

Përballja Belasica-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin ‘Mladost’ në Strumicë me fillim në orën 13:30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat