Ramos jep kushtrim prej kapiteni

Futboll

Ramos jep kushtrim prej kapiteni

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:40
Ramos jep kushtrim prej kapiteni

Sergio Ramos ka dhënë një kushtrim prej kapiteni për Real Madridin, para ndeshjes së Kupës së Mbretit në Melilla.

Qendërmbrojtësi i të bardhëve ka bërë njëlloj autokritike përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe një foto, ku shihet në këmbë, në aeroport, me disa nga kolegët e tij.

Ai drejtoi një mesazh për tifozët e Real Madridit. “Ne jemi të vetëdijshëm dhe ndihemi përgjegjës për këtë situatë, por tani nuk është koha për të folur, është koha për të vepruar. Hapi i parë fillon sot. #HalaMadrid”, ka shkruar Ramos në spanjisht dhe anglisht.

Ramos nuk ishte thirrur për ndeshjen e parë të “Copa del Rey” që nga sezoni 2013-2014, kur Carlo Ancelotti e rreshtoi atë si startues në ndeshjen e raundit të parë (0-0), kundër Olimpic de Xativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat