Hakmarrja e Patos

Futboll

Hakmarrja e Patos

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:20
Hakmarrja e Patos

Gremio u eliminua bujshëm në gjysmëfinalet e Copa Libertadores, duke u mundur në Brazil nga River Plate 2:1, në një ndeshje të çmendur, sepse Gremio kryesonte 1:0 dhe kishte fituar edhe në Argjentinë 1:0, para se të vinte përmbysja e pabesueshme në minutat e fundit të ndeshjes plot polemika e sherr.

Një penallti e akorduar me VAR çmendi Gremion dhe mbrojtësi që e shkaktoi, Bressan, doli me karton të kuq dhe e nxori policia me forcë nga fusha, sepse mbrojtësi tentoi të sulmonte arbitrat.

Një rast ideal për hakmarrje për sulmuesin Alexandre Pato, i cili tani luan në Kinë, por në vitin 2013 luante për Corinthians-in dhe në një përballje kupe me Gremio-n humbi një penallti vendimtare. Para ndeshjes Pato kishte thënë se kishte një “dashuri të veçantë” për Gremion, kur bëhej fjalë për t’i shënuar gol, duke qenë edhe tifoz i thekur i Internacionalit, ekipit tjetër në Porto Alegre. Kur humbi penalltinë, Bressan i shkoi pranë dhe nisi të qeshte me të madhe, për t’u tallur.

Pato nuk e ka harruar atë episod dhe pas ndeshjes së mbrëmshme ka postuar një mesazh në Twitter: “O, Bressan! Po tani, nuk po qesh më? Si thotë ajo shprehja ‘Ç’të mbjellësh, do korrësh'”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat