I trishtuar ecën rrugëve të Madridit

Futboll

I trishtuar ecën rrugëve të Madridit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:05
I trishtuar ecën rrugëve të Madridit

Julen Lopetegui është parë për herë të parë në qytetin e Madridit pas shkarkimit nga Reali.

Real Madridi e shkarkoi Lopetegui pas vetëm 14 ndeshjeve në stolin e klubit të Los Blancos, pasi nuk arriti pritshmëritë e kampionëve të Evropës.

Në 14 ndeshje, besoni apo jo, Reali ka marrë vetëm 6 fitore, ka pësuar 6 humbje derisa regjistron edhe 2 barazime.

Vendin e ish-trajnerit të Spanjës e ka zënë Santiago Solari, që do të drejtojë sot skuadrën kundër Melillas.

Për herë të parë pas shkarkimit Lopetegui është parë në qytet. Ai ishte me kolegët tjerë të cilët po përshëndeteshin.

Se sa rëndë e ka përjetuar shkarkimin, e tregon edhe video e publikuar nga Marca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat