Buffon është më i keq

Futboll

Buffon është më i keq

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:06
Buffon

Giorgio Chiellini ka shpjeguar pse në fushë “shndërrohet në bishë”, çfarë mendon për Buffon dhe çfarë të bën kampion.  Në një intervistë të bërë me shokun e ekipit Wojciech Szczesny për Przeglad Sportowy, Chiellini ka thënë:

“Futbolli nuk ishte thjesht një zgjedhje. Është pasion dhe unë kam filluar të luaj që 5 vjeç. Kam qenë me fat sepse më është dhënë mundësia ta bëja, por e kam kuptuar që mund të bëhesha profesionist në moshën 15-16 vjeçare. Edhe babai im luante futboll jo si profesionist po me shokët fundjavave. “

Më pas është ndalur tek portieri i ekipit kombëtar italian dhe ish portieri i Juves ku ka thënë:

“Çdo portier është i ndryshëm, por Gigi është unik në disa gjëra dhe Wojciech është ndryshe në disa të tjera. Kur jam takuar për herë të parë me këtë të fundit (si kundërshtar) nuk fliste shumë. Por kur darkuam së bashku në javën e parë në Torino, ishte komplet ndryshe.

”Cannavaro thotë se Gigi bërtet shumë gjatë ndeshjeve. Unë them se ai bëhet më i keq për Italinë sesa për Juventusin. Nuk e di pse, por për Italinë bëhet më nervoz.”

“Ne kemi nevojë për një lojtar që të na ndihmojë, sepse një portier nuk është vetëm për të pritur topa por edhe për të folur. Sekreti jonë të Juventusi është që plotësojmë njëri-tjetrin.”

“Bëhem bishë në fushë? Epo duhet, është normale dhe jam shumë më i qetë sesa në rini.”

“Armiqtë e mi në fushë? Kam shumë: Higuain, Icardo, Dzeko… Më duhet të gjej një në çdo ndeshje. Të sfidohesh nga një sulmues është vendimtar për çdo mbrojtës.”

“Lider në fushë? Është diçka normale, Lippi më ka thënë diçka të rëndësishme, që kampion është ai që ndihmon shokët e ekipit të rrisin nivelin. Mendoj që kjo është e vërtetë, shiko Cannavaro, Pirlo dhe Buffon. Cannavaro një mbrojtës fantastik, Pirlo ka sy edhe mbrapa kokës ndërsa Buffon është një nga portierët më të mirë në histori. Sekreti? Kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe skuadrat respektive".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat