Feronikeli fiton derbin e Drenicës

Futboll

Feronikeli fiton derbin e Drenicës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:23
Pamje nga një ndeshje

Feronikeli nga Drenasi shënon fitore të madhe me rezultat 2:1 në ballafaqim me Drenicën nga Skenderaj, në ndeshjen derbi të rajonit të Drenicës. Futbollistët e te dyja skuadrave treguan lojë të mirë, sidomos Feronikeli dëshmoi fuqinë e liderit.

Në minutën e 33-të, Da Silva kaloi në epërsi (1:0) Feronikelin, por mysafirët barazuan me golin e Osman Mziut në atë të 43-tën. Sulmuesi Kastriot Rexha është hero i fitores me golin që realizoi në minutën e 80-të.

Feronikeli kryeson me 29 pikë pas 13 jave në elitën e futbollit të Kosovës por ka një ndeshje me pak të luajtur dhe Drenica renditet në pozitën e shtatë me 18 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat