Shkëndija ballëlart nga Strumica

Futboll

Shkëndija ballëlart nga Strumica

Nga: K. Goca Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:47
Totre

Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi, kthehet ballëlart nga Strumica. Kuqezinjtë shënojnë fitore me rezultat 2:0 në përballje me Bellasicën, në ndeshjen e javës së 12-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.

Tri pikë që peshojnë shumë për tetovarët dhe i përcjellin në hap liderin Vardari. Në minutën e 28-të Izair Emini shkund portën e vendasve, kurse Ennur Totre vulosi (49’) vulosi fitoren me rezultat 2:0.

Shkëndija është në vend të dytë me 25 pikë, ka dy me pak se Vardari dhe Bellasica renditet në pozitën e tetë me 13 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat