Fitore e madhe e Shkupit, Renova barazon

Futboll

Fitore e madhe e Shkupit, Renova barazon

Nga: K. Goca Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:49
Fitore e madhe e Shkupit, Renova barazon

Skuadra shqiptare Shkupi me rezultat minimal 1:0 e mposhti Akademia Pandev. Autor i golit është Viktor Angelov në minutën e 75-të. Tri pikë të mëdha për shkupjanët dhe që mëtojnë të ikin sa më larg zonës së rrezikut.

Shkupi është në pozitën e parafundit (i 9-ti) me 12 pikë, kurse Akademia renditet në vend të tretë me 19.  

Renova nga Xhepçishti i Tetovës me gjithë angazhimin nuk arriti më shumë se një barazim me rezultat 1:1 me Sileksin nga Kratova. Stojanovski shënoi në minutën e 78-të për Renovën dhe Aleksovski në atë të 67-tën për Sileksin.

Renova mban pozitën e 6-të me 13 pikë, kurse Sileksi është i fundit me 11 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat