Aliji sheh dritë në fund të tunelit

Futboll

Aliji sheh dritë në fund të tunelit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:55
Aliji sheh dritë në fund të tunelit

Pas dramës familjare, humbjes së babait të tij, të cilit i qëndroi pranë deri në ditën e fundit të jetës, duke mos pranuar të angazhohej me ndonjë klub në merkaton e verës së këtij viti, ka ardhur lajmi i mirë për Naser Alijin.

Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur t’i bashkohet Dinamo Bucureshti, skuadrës së mirënjohur rumune, ku shkëlqeu një tjetër shqiptar, Sulejman Demollari, raporton telesport.

Për momentin, Dinamo Bucure?ti është në një pozicion mjaft delikat në klasifikimin e “Liga I” të Rumanisë. Më konkretisht, ajo pozicionohet e 12-ta nga 14 skuadra gjithsej, sepse ka grumbulluar vetëm 8 pikë në 13 ndeshje të luajtura. Përforcimet janë shpresa e trajnerit Mircea Rednic për të dalë nga zona e ftohtë e mbijetesës.

Mediat rumue e bëjnë me dije këtë fakt. Ato shkruajnë: “Pas portierit Logan Bailly dhe mbrojtësit Sebastien Locingni, Mircea Rednic ka rënë dakord me një futbollist të tretë, që do të nënshkruajë me Dinamon. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Naser Aliji, mbrojtës i krahut të majtë, i kombësisë shqiptare dhe zvicerane.

I dalë nga FC Basel, Aliji do të vijë në Bukuresht si lojtar i lirë. Herën e fundit ai luajti për Virtus Entella. Aliji nuk ka angazhim me ndonjë skuadër që nga vera, kur i vdiq i ati dhe ai preferoi të qëndronte pranë familjes. Për ekipin kombëtar të Shqipërisë, ai ka luajtur 11 ndeshje. 400 mijë euro është vlera e tregut e Naser Alijit, sipas “transfermarkt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat