Neymar rrezikon të qëndrojë gjashtë vite prapa grilave

Futboll

Neymar rrezikon të qëndrojë gjashtë vite prapa grilave

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:19
Neymar

Neymar po rrezikon deri në gjashtë vite burg.

Neymar kishte mashtruar rreth kalimit të tij te Barcelona nga Santosi.

Gjykata Kriminale e Spanjës ka filluar hetimet e para rreth kalimit të brazilianit te katalonasit, andaj ka prova të forta rreth trukimit të atij transferimi.

Neymar mund të dënohet deri në gjashtë vite burgim, pasi edhe sot nuk dihet se cila është shuma e saktë e transferimit.

Barcelona fillimisht pretendonte se kishte paguar 17.1 milionë euro për kapitenin e Brazilit, megjithatë një ankesë e një anëtarit të klubit e hapi procesin gjyqësor për këtë transferim.

Ky proces gjyqësor zbuloi se klubi kishte paguar rreth 40 milionë euro në paga, duke e arritur kështu një marrëveshje jashtë Gjykatës.

Zyra e prokurorit ka thënë se marrëveshja mes Barcelonës dhe kompanisë braziliane ia kishte mohuar mundësinë klubeve të tjera që ta blejnë Neymarin, dhe kjo është në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë të futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat