Lojtari që i kushtoi 40 mln Barcës, kërkon largimin në janar

Futboll

Lojtari që i kushtoi 40 mln Barcës, kërkon largimin në janar

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:22
Malcom

Malcom ka kërkuar të largohet nga Barcelona.

Anësori brazilian, Malcom, mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, për t’u transferuar në huazim në njërën nga pesë ligat kryesore të Evropës.

21 vjeçari verën që lamë pas vetëm në momentet e fundit kishte refuzuar Romën, për t’iu bashkuar Barcelonës nga francezët e Bordeaux.

Te Barcelona, Malcom ka hasur në një konkurrencë të fortë në pozitën e tij me Messin, Rafinhan dhe Dembelen, duke qenë vetëm alternativa e fundit për trajnerin Ernesto Valverde.

Kjo situatë, ka bërë që Malcom ta mendojë largimin nga Barcelona në janar, qoftë edhe si i huazuar.

Ish anëtari i Boredeaux mund të transferohet në Serie A te skuadra e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat