Griezmann nuk e fsheh: Ëndërroj të fitoj ‘Topin e Artë’

Futboll

Griezmann nuk e fsheh: Ëndërroj të fitoj ‘Topin e Artë’

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 18:20
Griezmann

Ky ka qenë viti më i suksesshëm në karrierën e Antoine Griezmann, i cili fitoi Europa League dhe Superkupën e Europës me Atleticon e Madridit, por kulmi ishte Botërori me Francën.

Trofetë e fituar dhe forma e shfaqur e bëjnë që sulmuesi të jetë kandidat i fortë për “Topin e Artë”.

Edhe vetë Griezmann e ëndërron trofeun më të rëndësishëm personal.  

“Në nivelin personal, mendoj se ‘Topi i Artë’ është çmimi më prestigjioz që mund të arrihet. Në të njëjtën kohë unë jam një lojtar që mendon më shumë për skuadrën, por mendoj se e meritoj, edhe për gjithë vështirësitë me të cilat më është dashur të përballem në jetë. Nuk kam frikë ta them, ëndërroj ta fitoj”, deklaroi Griezmann

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat