‘Messi është i pakrahasueshëm, mund të luajë në nivele të larta deri në 40 vjeç’

Futboll

‘Messi është i pakrahasueshëm, mund të luajë në nivele të larta deri në 40 vjeç’

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 18:21
Messi dhe Xavi

Xavi Hernandez ka dhënë mendimin e tij në “Catalunya Radio” për ish-shokun e tij të skuadrës në kohën kur luante te Barcelona, Lionnel Messin.

Ish-mesfushori ka deklaruar se argjentinasi mund të luajë futboll në nivel mjaft të lartë deri në moshën 40-vjeçare..

Kur të ikën mosha humbet shpejtësinë, por Messi nuk do ta humbasë kurrë shpejtësinë mendore. Ai është i pakrahasueshëm dhe mendoj se mund të luajë deri në moshën 38, 39 apo 40-vjeçare. Atij i nevojitet shumë pak për ta bërë këtë gjë, dhe besoj se për shumë kohë do të luajë në nivele të larta”, deklaroi Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat