Sulmuesi që po shkëlqen në Norvegji, i harruar nga Kosova

Futboll

Sulmuesi që po shkëlqen në Norvegji, i harruar nga Kosova

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2018 Në ora: 18:33
Sulmuesi që po shkëlqen në Norvegji, i harruar nga Kosova

Sulmuesi nga Kosova, Flamur Kastrati, po kalon formë të mirë në fanellën e skuadrës Kristiansund, që garon në elitën e futbollit norvegjez. Kastrati është në formë të mirë dhe i gëzuar që me skuadrën e tij kanë shënuar tri fitore rresht, duke u ngritur aktualisht në pozitën e shtatë me 40 pikë pas 27 jave të zhvilluar. Kastrati ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës dhe shpreson që sërish të ftohet, kësaj radhe nga selektori i ri Bernard Challendes. 

Futbollisti ka folur për sukseset me skuadrën e tij, sidomos pas tri fitoreve rresht si vendas me 5:1 ndaj Tromsos, pastaj si mysafirë e munden me 2:0 Valerenga-n dhe së fundi si vendas e mposhtën me 3:2 Sandefjordin. Në fakt, ai përgjigjet se a është i harruar apo jo nga Kosova.

“Bota sot”: Në tri ndeshjet e fundi Kristiansund ka fituar pikë maksimale, a janë pikët e qetësisë dhe ku u veçuat ndaj skuadrave tjera?

Flamur Kastrati: Pikët e qetësisë i kemi marrë moti, por në çdo ndeshje dhe në të gjitha aspektet e lojës kemi luajtur më mirë se kundërshtari.

“Bota sot”: Me 3 nëntor luani kundër Stabaekut, sfidë e vështirë, a shpresoni të vazhdoni me fitore?

Flamur Kastrati: Tre kundërshtarët e fundit vërtet kanë me qenë të vështirë! Stabaek dhe Lillestrom luajnë për me mbetur në ligë dhe Brann për me fituar kampionatin! Do të jenë ndeshje interesante, shpresojmë në rezultate të mira.

“Bota sot”: A jeni i kënaqur me formën tuaj, me 8 gola deri me tash në kampionat?

Flamur Kastrati: Po, jam i kënaqur me ekipin Kristiansund! Kam luajtur te një ekip me shumë probleme, me trajner dhe gjëra tjera në FC Sandefjord! Por kur erdha në Kristiansund me ka ecur shumë mirë! Te shpresoj se do të shkon më mirë në të ardhmen.

“Bota sot”: Skuadra e juaj Kristiansund i ka tejkaluar parashikimet?

Flamur Kastrati: Gjithë kemi besuar në kualitetin e ekipit! Kemi lojtarë të mirë dhe një trajner me filozofi të mirë se si luhet futbolli! Me 40 pikë momentalisht besojmë që mundemi me vazhduar formën në kampionat, sidomos në tri ndeshjet e fundit.

“Bota sot”: Cilat janë planet e Flamur Kastratit pas përfundimit të kampionatit?

Flamur Kastrati: Planet nuk i di ende, mirëpo pas një sezoni të gjatë do trupi pushim! Me 12 janar ia nisim sërish përgatitjet për kampionatin e ri, 2019!

“Bota sot”: A ju ka harruar Kosova përkatësisht selektori Bernard Challandes?

Flamur Kastrati: Është vështirë me thënë për mu, besoj se jam në formë të mirë dhe shpresoj të më fton në ndeshjet e nëntorit! Unë si qendërsulmues besoj si i kam kualitetet çfarë kërkon Kosova dhe trajneri Challendes! Nëse nuk e din ai, mund t’i pyesë lojtarët Herolind Shalën dhe Elbasan Rashanin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat