Solari po përgatit një revolucion, ka gati listën e zezë - Bota Sot
Solari po përgatit një revolucion, ka gati listën e zezë

Futboll

Solari po përgatit një revolucion, ka gati listën e zezë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:01
Solari

Solari tashmë ka marrë drejtimin e Real Madrid. Ndërkohë që Florentino Perez vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të ri, argjentinasi do të jetë trajneri i ekipit të parë pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

Ai që deri tani ishte trajner i moshave ka detyrën t’i rikthejë buzëqeshjen ekipit, diçka që Lopetegui nuk arriti ta bënte gjatë tre muajve që qëndroi në stolin e ekipit madrilen. Por me Solarin jo të gjithë do të jenë të qeshur. Sipas “Don Balon”, Ish lojtari tashmë ka përgatitur një listë me emrat e futbollistëve tek të cilët nuk ka besim dhe që pritet t’i shohin ndeshjet nga stoli.

Duke filluar me Raphael Varane dhe Sergio Reguilon. Mbrojtësi francez nuk po kalon një moment të mirë, i shoqëruar edhe nga një dëmtim që do ta mbajë larg fushës për disa javë, kjo gjë ka bërë që Florentino ta vendosë në merkato. Nga ana tjetër, spanjolli, thjeshtë nuk ka nivelin për të zëvendësuar Marcelo-n.

Duke vazhduar me mesfushën, ku Dani Ceballos do të ketë më pak minuta për të luajtur. I paprekshmi i Julen nuk është në preferencat e Solarit, i cili do të rikthejë dyshen Kross-Modric, që tekniku bask u përpoq ta prishte.

Në fund vjen sulmi. Benzema do të jetë sulmues i dytë, sapo Mariano të kalojë problemet fizike. Po kështu, edhe Lucas Vazquez do ti ketë më të reduktuara paraqitjet e tij, duke qenë se Vinicius është më i favorizuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...