Prishtina nuk e bën hesap Trepçën ‘89

Futboll

Prishtina nuk e bën hesap Trepçën ‘89

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2018 Në ora: 19:32
Prishtina nuk e bën hesap Trepçën ‘89

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Prishtina, nuk e bën hesap Trepçën ’89 nga Mitrovica, duke e mposhtur me rezultat 2:0, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Prishtina ishte më e mirë dhe arkëtoi tri pikë në luftë për titullin e kampionit.  Nga minuta e 70-të, Trepça ’89 mbetet me 10-të futbollistë në fushë. Kapiteni Ylber Maloku përjashtohet me karton të kuq nga gjyqtari Dardan Çaka pasi që e ndali si lojtar i fundit, Basid Khalidin i cili po vraponte i vetëm drejt portës pas një kundërsulmi. Në minutën e 16-të, Prishtina kaloi në epërsi duke ju falënderuar futbollistit Marjo Morinës. Në minutën e 55-të, ’89-shin me fat, Morina goditi bukur por shtylla ia mohoi golin. Në minutën e 68-të, Mërgim Pefqeli e rrëmben një top nga Meriton Korenica dhe me një goditje precize e dërgon topin në rrjetë. Prishtina shënon fitore të madhe, e cila renditet në vend të dytë me 27 pikë, dy me pak se lideri Feronikeli, kurse Trepça ’89 është në pozitën e nëntë me 15 sosh.

IPKO Superliga e Kosovës

Gjilani-KEK-u   2:0

Feronikeli-Drenica  2:1

Llapi-Ballkani  0:1

Prishtina-Trepça '89         2:0

Liria-Ferizaj      0:0

Flamurtari-Drita       0:1

Tabela

1. Feronikeli     12     9       2       1       29

2. Prishtina       12     8       3       1       27

3.  Llapi    13     7       2       4       23

4. Drita     13     7       1       5       22

5. Gjilani  13     6       2       5       20

6. Flamurtari    13     5       4       4       19

7. Drenica         13     5       3       5       18

8. Ballkani        13     5       3       5       18

9. Trepça 89     13     3       6       4       15

10. Ferizaj         12     3       2       7       11

11. Liria    13     3       1       9       10

12. KEK-U 12     0       1       11     1

Në javën e 14-të do të takohen: Drenica-Prishtina, Ballkani-Feronikeli, KEK-u-Flamurtari, Trepça '89-Gjilani, Ferizaj-Llapi dhe Drita-Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat