Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i Trepçës ‘89

Futboll

Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i Trepçës ‘89

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 21:41
Gugash Magani

Gugash Magani ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Trepça ’89.

Trajneri nga Shqipëria, Gugash Magani, nuk është më trajner i Trepçës ’89.

Magani pas ndeshjes që Trepça ’89 e humbi në udhëtim 2:0 nga Prishtina, ka njoftuar se do të largohet nga ish kampionët e Kosovës të sezonit 2016/2017.

Trepça 89’ u mund 2:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga Prishtina në ndeshjen e xhiros së 13-të, me golat e shënuara nga Morina dhe Pefqeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat