Barcelona i shpëton befasisë në minutën e 90’ të ndeshjes

Futboll

Barcelona i shpëton befasisë në minutën e 90’ të ndeshjes

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 23:24

Barcelona ka shënuar fitore 0-1 në udhëtim te Leonesa në ndeshjen e parë të 1/16 të Kupës së Mbretit.

Kampionët e La Ligas pas shumë përpjekjeve, kanë arritur që vetëm në minutën e 90’ të shënojnë golin e fitores.

Pas asaj fitore të jashtëzakonshme në ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit me rezultat 5:1 në fundjavë, Barcelona ishte afër befasisë në Kupën e Mbretit, në udhëtimin e vështirë te Leonesa, skuadër kjo nga Liga e Tretë e Spanjës.

Golin e fitores për Barcelonën në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Lenglet, në minutën e 90’ të takimit.

Ndeshja e kthimit në ‘Camp Nou’ luhet më 5 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat