Ronaldo më i ndjekuri në Instagram, ja sa para fiton për një postim

Futboll

Ronaldo më i ndjekuri në Instagram, ja sa para fiton për një postim

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:34
Cristiano Ronaldo

Ronaldo nuk ka vetëm sukses në fushë, por edhe jashtë saj. Në fakt, ai tejkaloi Selene Gomez si personin më të ndjekur në “Instagram”.

Ronaldo është tani personi më i ndjekur në “Instagram” me 144.3 milionë, vetëm disa mijëra ndjekës përpara Selena Gomezit në vendin e dytë.

Por ju mund të pyesni veten, sa fiton ylli i Juventus për një postim? Sipas “Forbes”, Ronaldo fiton rreth 650 mijë euro për postim, shifër që është më shumë se Neymar me 515 mijë euro dhe Messi 430 mijë euro.

Mbetet të shihet se sa kohë do të jetë Ronaldo në vendin e parë, edhe pse është e qartë se ai nuk është i suksesshëm vetëm në fushë me Juventusin. Duke folur për performancat e tij, megjithatë, ylli portugez ka shënuar shtatë gola në ligë deri më tani, duke asistuar plotë pesë herë.

Ronlado pas nëntë vitesh u largua nga Real Madrid, për t’u transferuar te Juventus për një rekord prej 100 milionësh. Ai në vit fiton plotë 30 milionë euro te ekipi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat