Zeneli: Nuk pash asnjë lojtarë

Futboll

Zeneli: Nuk pash asnjë lojtarë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 10:51
Zeneli gjatë ndeshjes

10-shi i Kosovës fillimisht asistoi për golin e barazimit të shënuar nga Ben Rienstra në minutën e 46’. Goli për 1:1 erdhi pas një loje mbresëlënëse të Zenelit në krahun e majtë. Tre minuta më vonë, në atë të 49’, anësori shqiptar shënoi për golin e epërsisë duke dribluar me lehtësi kundërshtarin për të realizuar për 2:1 nga një pozicion jo edhe i lehtë. Teksa për rezultatin 3:1 dhe përfundimtar të takimit, për ta dërguar Heerenveenen më tej në Kupë, realizoi Sam Lammers në minutën e 69’. “Më duket se mora një top nga Morten dhe kur e pash vetën përball një futbollisti, tentova për të hyrë në zonë dhe më pas kërkova për të pasuar, por nuk pash asnjë lojtarë dhe kështu tentova fatin dhe shënova në shtyllën e dytë”, u shpreh Zeneli. Sulmuesi foli edhe për shortin pas kualifikimit në mesin e 16 më të mirave në Kupën e Holandës. A ke ndonjë preferencë për shortin? “Nuk e di. Vetëm shpresojmë që të jetë short i mirë për ne dhe kësaj radhe të luajmë në shtëpi, edhe pse kemi luajtur mirë edhe jashtë. Është gjithmonë e rëndësishme të luajmë në shtëpi, sidomos pran tifozëve tanë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat