Pritje madhështore për Lampard në Stamford Bridge

Futboll

Pritje madhështore për Lampard në Stamford Bridge

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:03
Ish-mesfushori i Chelseat

Ish-mesfushori i Chelseat u kthye mbrëmë në stadiumin ku ka luajtur një pjesë të madhe të karrierës.

Chelsea u kualifikua në raundin tjetër të Kupës Carabao, pasi e mposhti Derby Countyn 3-2.

Por ajo që ra në sy më shumë në këtë takim ishte pritja që iu bë trajnerit të Derbyt, Frank Lampard, që nga tifozët e “Bluve” konsiderohet si një legjendë.

Ish-futbollisti i Chelseat këtë vit ka nisur karrierën si trajner i ekipit që luan në Championship. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat