De Biasi i del në mbrojtje Strakoshës

Futboll

De Biasi i del në mbrojtje Strakoshës

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:47
Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi

Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi, i ka dalë në mbrojtje portieri të ri të Lazios, Thomas Strakosha.

Portieri i Shqipërisë ka qenë cak i kritikave këtë fillim sezon shkaku u paraqitjeve jo në nivelin si jemi mësuar ta shohim.

Por, De Biasi duke folur për formën e Strakoshës, ka thënë se portieri ri i Lazios ka nevojë për më shumë eksperiencë.

“Mendoj se Thomas Strakosha gjatë sezonit të kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, është një portier i madh, por ende i ri”, ka deklaruar De Biasi,

“E kam parë që është përmirësuar shumë në lojën me këmbë, por, gjithsesi, ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe të fitojë më shumë eksperiencë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat