Drita paralajmëron ndeshje të fortë

Futboll

Drita paralajmëron ndeshje të fortë

Nga: K. G. Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 12:49
Drita paralajmëron ndeshje të fortë

Klubi i hendbollit Drita nga Gjilani paralajmëron ndeshje të fortë kundër kampionit në fuqi Besa FamGas nga Peja. “Derbi i dy skuadrave të pamposhtura! Këtë të shtunë Drita e pret në shtëpi skuadrën e Besës. Dy ekipet janë pa humbje këtë edicion pas pesë javësh në kampionatin elitar në hendboll, ndërkohë që të shtunën masin forcat mes tyre. Me fillim nga ora 18:30 në Palestrën e Sporteve ‘Bashkim Selishta – Petriti’ në Gjilan zhvillohet derbi i javës, ndaj prezenca e tifozërisë tonë të zjarrta ‘Intelektualët’ është e domosdoshme. Luftojmë së bashku, fitojmë së bashku!”, bëhet e ditur nga KH Drita. Pas pesë jave Kastrioti prinë me 10 pikë, aq sa ka edhe Besa dhe Drita në Superligën e Kosovës (meshkujt).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat