Shqiptarët me Rizesporin kualifikohen në të 16-ën e finales

Futboll

Shqiptarët me Rizesporin kualifikohen në të 16-ën e finales

Nga: K. Goca Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 13:00
Samir Ujkani

Reprezentuesit e Kosovës, portieri Samir Ujkani dhe sulmues Vedat Muriqi, me ekipin e Rizesporit kualifikohen në të 16-ën e finales së Kupës së Turqisë në futboll. Rizespor si mysafirë shënoi fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Sariyer-it. Ujkani u paraqit titullar, kurse Muriqi ka qëndruar në bankë. Kocabas (28') shënoi për Sariyer-in dhe Jach (23') e Talbi (42') për Rizesporin. Skuadra e shqiptarëve synon të jetë sa më lartë në Kupën e Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat