Tensione në Skoci mes shqiptarit të Kosovës..., kush kujt i turret?

Futboll

Tensione në Skoci mes shqiptarit të Kosovës..., kush kujt i turret?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 13:20
Skuqet Kamberi

Shqiptari nga Kosova, Florian Kamberi, ka qenë i pafat në një sfidë të luftuar mes Hearts dhe Hibernian, e cila përfundoi me rezultat 0:0, në kuadër të javës së 11-të të Kampionatit të Skocisë.

Kamberi ndryshe ka luajtur për Zvicrën për U-21, është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 65-të, pas kartonit të dytë të verdhë. Një ndërhyrje pa qëllim e Kamberit, por që shkaktoi tensione në fushë! Kush kujt i turret?

Image

Lojtarët e liderit të ligës tentojnë t’i qërojnë hesapet me Kamberin, por fatmirësisht ndërhyjnë lojtarët dhe nuk lejojnë që të vije deri të më e keqja.

Image

Kamberi ka treguar formë të mirë dhe me skuadrën e tij i morën pikë liderit. Hearts kryeson me 26 pikë, ka 8 më shumë se Hibernian që mban pozitën e pestë.  Tensionet mund t’i shikoni nga sekonda e 54-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat