Befason ylli i PSG: Napoli dhe Liverpool janë superiorë…

Futboll

Befason ylli i PSG: Napoli dhe Liverpool janë superiorë…

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:07
Paris Saint-Germain

Çdo verë, Paris Saint-Germain i shton një kampion galerisë së artit të ndërtuar nga presidenti Al-Khelaifi. Në të vërtetë, vera e 2018-ës ka qenë më qetë për francezët në krahasim me atë të 2017-ës, kur në Paris zbarkuan Mbappe dhe Neymar. Emri me peshë i merkatos së kaluar, në fakt, ka qenë Gianluigi Buffon, i marrë me kosto zero nga Juventus.

Objektivi nuk ndryshon, të fitohet Champions League, por pavarësisht ndryshimit të trajnerit, me Tuchel që ka marrë vendin e Emery, rruga e kampionëve të Ligue 1 është vështirësuar që në fazën e grupeve për shkak të pikës së vetme të marrë në dy ndeshjet e luajtura kundër Liverpool dhe Napoli. Një humbje në “San Paolo” do t’i hapte derën mundësisë së eliminimit të PSG që në fazën me grupe.

Një rrezik i mundshëm ky, veçanërisht pas deklaratave të bëra nga Angel di Maria në konferencën për shtyp të zhvilluar këtë të enjte në prag të ndeshjes së kampionatin që PSG do të luajë të premten në mbrëmje kundër Lille.

“Gjërat po shkojnë shumë mirë në Ligue 1, por në Europë gjithçka është më e vështirë. Kemi akoma tri ndeshje delikate për të luajtur në grup. Nëse do të japim 100%, do të kualifikohemi, por Napoli dhe Liverpool janë skuadra superiore dhe shumë të vështira për t’u mundur, veçanërisht në transfertë”, ka thënë argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat