I harruar tek Liverpool, skuadrat e Premierligës pas Origit

Futboll

I harruar tek Liverpool, skuadrat e Premierligës pas Origit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:21
Divock Origi

Divock Origi nuk është pjesë e planeve të trajnerit Jurgen Klopp.

“The Sun” shkruan se sulmuesi belg me gjasë do të kalojë në skuadrën tjetër nga Premierliga, Wolverhampton.

Origi nuk ka luajtur ende as edhe një minutë të vetëm këtë sezon për skuadrën nga “Anfield”.

Disa skuadra janë vënë në kërkim të shërbimeve të tij, duke filluar nga Besiktas e deri tek Fulham.

Verën e kaluar sulmuesi kishte zgjedhur të qëndronte në Liverpool dhe të luftonte për një vend në formacion, mirëpo duket i pa mundur sigurimi i një vendi në 11-she.

Me gjasë ai do të largohet nga Liverpool dhe “Betfair” ka publikuar koeficientët për skuadrat që mund ta transferojnë belgun.

Wolverhampton cilësohet favorite me mundësi 5/1, ndjekur nga Besiktas 5/2.

Newcastle qëndron me 8/1, për tu përcjellur nga Leicester 25/1 dhe në fund Fulham me 25/1 mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat