Messi lihet sërish jashtë, por edhe Di Maria, Aguero e Higuain

Futboll

Messi lihet sërish jashtë, por edhe Di Maria, Aguero e Higuain

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:46
Di Maria

Lionel Messi është lënë sërish jashtë kombëtares së Argjentinës, në listën e publikuar këtë të enjte për miqësoret kundër Meksikës më vonë gjatë këtij muaji.

Gjithashtu, mungojnë në këtë grumbullim të radhës edhe lojtarë nga dy skuadrat finaliste të Kupës Libertadores, Boca Juniors dhe River Plate. Dy skuadrat e Buenos Airesit do të ndeshen dy herë brenda këtij muaji në finalen e turneut të barazvlefshëm me Champions Leaguen e Europës.

Lënia jashtë e Messit nuk është surprizë, pasi ai nuk ka luajtur në 4 miqësoret e fundit që prej përfundimit të Kupës së Botës në Rusi, e madje besohet të ketë kërkuar që të mos grumbullohet për ndeshje jo kompetitive për pjesën e mbetur të këtij viti.

Argjentina do të luajë ndaj Meksikës në Kordoba, më 16 nëntor, e më pas në Mendoza, 4 ditë më pas.

Por, mungesës së Messit i shtohet edhe ato të Di Marias, Agueros dhe Higuainit. Në sulm janë grumbulluar dyshja e Interit, Icardi Martinez, si dhe Correa i Atleticos së Madridit dhe Dybala i Juventusit.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Agustin Marchesin (Club America/MEX), Sergio Romero (Manchester United/ENG), Geronimo Rulli (Real Sociedad/ESP)

Mbrojtës: Ramiro Funes Mori (Villarreal/ESP), German Pezzela (Fiorentina/ITA), Renzo Saravia (Racing), Nicolás Tagliafico (Ajax/NED), Walter Kannemann (Gremio/BRA), Nicolas Otamendi (Manchester City/ENG), Gabriel Mercado (Sevilla/ESP), Emmanuel Mammana (Zenit/RUS), Juan Marcos Foyth (Tottenham/ENG)

Mesfushorë: Marcos Acuna (Sporting Lisbon/POR), Maximiliano Meza (Independiente), Franco Vazquez (Sevilla/ESP), Giovani Lo Celso (Real Betis/ESP), Leandro Paredes (Zenit/RUS), Santiago Ascacibar (Stuttgart/GER), Rodrigo Bataglia (Sporting Lisbon/POR) Matias Zaracho (Racing), Roberto Pereyra (Watford/ENG)

Sulmues: Giovani Simeone (Fiorentina/ITA), Paulo Dybala (Juventus/ITA), Erik Lamela (Tottenham/ENG), Eduardo Salvio (Benfica/POR), Rodrigo De Paul (Udinese/ITA), Franco Cervi (Benfica/POR), Angel Correa (Atletico Madrid/ESP), Lautaro Martinez (Inter Milan/ITA), Mauro Icardi (Inter Milan/ITA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat