Kapiteni u ‘ndalon’ seksin shokëve të ekipit para ndeshjes së rëndësishme

Futboll

Kapiteni u ‘ndalon’ seksin shokëve të ekipit para ndeshjes së rëndësishme

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 00:38
Hano Behrens

Nurembergu përballet me një kalendar shumë të ngjeshur këtë javë me 3 ndeshje në 6 ditë. Dy prej tyre i ka luajtur, njërën edhe me penallti pas 120 minutash të lodhshme në Kupë.

Këtë fundjavë e pret ndeshja e tretë në pak ditë dhe në një situatë ku duhen sa më shumë energji, kapiteni i skuadrës, Hano Behrens, ka vendosur t’i ndalojë bashkëlojtarët e tij të bëjnë seks derisa të mbarojë ndeshja me Augsburgun.

“Të gjithëve u duhet të flenë shumë, të ushqehen mirë dhe të lënë gratë rehat për disa ditë”, ishte deklarata e tij para mediave gjermane, i pyetur se si po e përballonte skuadra situatën në një periudhë kaq të ngarkuar.

“Kjo është e vetmja mënyrë që ne të kemi fuqi që të tentojmë një rezultat pozitiv të shtunën pasdite”, theksoi ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat