Sime Vrsaljko: E dimë se jemi të fortë, liga është e hapur

Futboll

Sime Vrsaljko: E dimë se jemi të fortë, liga është e hapur

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 06:32
Sime Vrsaljko

Inter po kalon nëpër një fazë të mirë në kampionatin italian si dhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo ka bërë që edhe lojtarët e skuadrës zikaltër të besojnë në titullin e kampionit të ligës elitare italiane.

I këtij mendim është edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Sime Vrsaljko, i cili thotë se liga është e hapur dhe asgjë nuk ka mbaruar.

“Liga është e hapur. Në fillim nuk e nisëm mirë por jemi rikuperuar, por mund të përmirësohemi ende. Jemi shumë të fortë dhe mund të shkojmë larg”.

“E dimë se jemi të fortë për me e lehtë është të flasësh”, është shprehur mbrojtësi kroat për Sky Italia, derisa ka shprehur bindjen se “së paku do ta përfundojë sezonin në top tre”.

Theksojmë se nerazurrët aktualisht zënë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 22 pikë, përkatësisht kanë gjashtë më pak se lideri, Juventusi.

Ndryshe, Vrsaljko është transferuar gjatë verës nga skuadra e Atletiko Madridit dhe ka sjell siguri në krahun e djathtë të Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat