United ‘pajtohet’ me largimin e De Geas, gjen zëvendësuesin e tij

Futboll

United ‘pajtohet’ me largimin e De Geas, gjen zëvendësuesin e tij

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:35
De Gea

Manchester United kanë identifikuar portierin e Brighton, Maty Ryan, si një zëvendësues të mundshëm të David De Gea.

‘Djajtë e Kuq’ duket se kanë filluar të pajtohen me faktin se mund të humbasin portierin spanjoll.

Jose Mourinho dhe hierarkia e Unitedit janë të shqetësuar për ndërprerjen e bisedimeve me De Gean për zgjatjen e kontratës.

Kjo ka bërë që ata të mendojnë menjëherë për zëvendësimin e tij.

‘The Sun’ shkruan se United kanë identifikuar Mat Ryan si pasues të De Geas. Australiani ka impresionuar me paraqitje këtë sezon në Premierligë, ku në dhjetë ndeshje ka mbajtur tri herë portën e paprekur.

E ardhmja e David de Gea mund të jetë në Serie A, te skuadra e Juventusit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat