Kosova në grup me Suedinë dhe Qipron

Futboll

Kosova në grup me Suedinë dhe Qipron

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Iljaz Mjaku dhe menaxheri i futsallit Rinor Havolli

Është tërhequr shorti për kualifikimet e grup-moshës U19 në futsall të vlefshme për Kampionatin Evropian 2019. Në short kanë marrë pjesë anëtari i KE të FFK-së, Iljaz Mjaku dhe menaxheri i futsallit Rinor Havolli.

Kosova u përfshi në grupin B, ku do të marrin pjesë edhe Suedia, Qipro dhe San Marino, ndërsa ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen prej 21 deri më 26 janar 2019. Vendi i zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të dihet më 8 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat