Nainggolan kthehet ndaj Barcelonës?

Futboll

Nainggolan kthehet ndaj Barcelonës?

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 11:12
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti merr një lajm të mirë pak ditë para sfidës kthyese ndaj Barcelonës.

Radja Nainggolan ishte lënduar në derbin ndaj Milanit dhe që nga ajo kohë nuk ka luajtur më.

Por mjekët e Interit po bëjnë të pamundurën që belgu të kthehet në fushë për sfidën e së martës, kur zikaltërit e presin Barcelonën.

Sky Sport Italia shkrua që Nainggolan është shumë afër të rikuperohet dhe mund të luajë si titullar në ndeshjen shumë të rëndësishme të Interit në fazën e grupeve të Championsit. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat