Tifozët e Realit i luten Solarit të startojë me Vinicius para Bale

Futboll

Tifozët e Realit i luten Solarit të startojë me Vinicius para Bale

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 12:20
Vinicius dhe Bale

Një anketë e bërë nga as.com gjatë kësaj jave ka treguar se tifozët e Real Madridit dëshirojnë që Vinicius të startojë kundër Valladolidit të shtunën.

Një lojtar i Real Madridit mori titujt e gazetave në fitoren e Real Madridit kundër Melillas dhe ai është Vinicius. Në debutimin e tij të plotë për Los Blancos, 18 vjeçari dukej i freskët dhe merrte frymë më lirisht në fushë. Pas shkarkimit të trajnerit të Madridit, Julen Lopetegiu, ku ai kishte luajtur vetëm 12 minuta në dy zëvendësime, e ku kërkonte të luante për Caastillan-ku shkëlqej pasi që është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre duke shënuar katër gola në pesë ndeshje.

Tifozët Solarit: Startoni me Vinicius kundër Valladolid

Pasi që i kishte besuar tërësisht Vinicius si trajner i Castillas, Santi Solari i besojë atij sulmin edhe në ndeshjen e parë si trajner i seniorëve, ku braziliani e shfrytëzoi mundësinë me të dyja duar: ai asistoi në golin e Marco Asensios për Real Madridin, kishte rol kryesor te goli i tretë i Alvaro Odriozola, goditi shtyllën, driblimet i kishte me efekt dhe bëri një krosim me rabona.

Ishte një paraqitje e mirë që gjenerojë shumë kënaqësi tek tifozët e Real Madridit-aq shumë saqë tani ata dëshirojnë që Solari ti besojë të riut dhe ai të luaj edhe lojën e ardhshme, të cilën Real Madridi e luan kundër Real Valladolidit të shtunën në LaLiga. Në një anketë të bërë nga AS.com pas ndeshjes së të mërkurës në Copa del Rey, 90 për qind votuan “po” në pyetje: A duhet të startojë Vinicius kundër Valladolidit?

Tifozët e Real Madridit i kërkojnë Solarit që Vinicius të startojë para Bale

Kur AS pyetu shumicën e lexuesve se cilin lojtarë duhet ta largojë Solari për Vinicius, 46 për qind e votuesve do ta sakrifikonin Gareth Bale. Uelsiani duket një figurë e tepër për madrilenët në ndeshjet e fundsit, ku ka dështuar të shënoi apo të asistoi në shtatë ndeshjet e fundit. Në 15 ndeshjet e sezonit 2018/19, njeriu që u mendua se do ta merr rolin e Cristiano Ronaldos-i cili shënoi 450 gola në 438 paraqitje-ka vetëm katër gola dhe katër asiste. Pas Bale në vota prin Karim Benzema, kurse pas tyre janë Asensio (10 për qind) dhe Isco (9 për qind”, që për tifozët “janë kandidatët kryesor për ta zënë bankinën këtë vikend”.

Benzema ka marrë më pak vota se Bale, sepse, duket se lexuesit kanë parë pak ringjallje të francezit në ndeshjen e fundit. Ndryshimi i trajnerit duket se e ka kthyer në jetë sulmuesin: pasi nuk arriti që të shënoi në te ndeshje radhazi, ai shënoi golin e katërt të mërkurën, kurse ka shënuar pesë nën Lopeteguin, por dukej se është kthyer në formë gjatë debutimit të tij me Solarin në Melilla. Goli i fundit ishte i shtati këtë sezon, por kjo gjë nuk është e mjaftueshme për të, njëjtë edhe për Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat