Allegri: Duhet të fitojmë

Futboll

Allegri: Duhet të fitojmë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 13:53
Allegri: Duhet të fitojmë

Pas barazimit ndaj Genoa-s, Juventusi do të përpiqet që të kthejë faqe sa i përket ndeshjes në shtëpi. Në “Allianz Stadium” mbërrin Cagliari. Një ndeshje që duhet fituar për të mbajtur larg ndjekësit Inter dhe Napoli, përpara sfidës në Champions ndaj Manchester United. Një sukses me “Red Devills” do t’i jepte sigurinë matematikore të kualifikimit në grup.

Massimiliano Allegri ka folur për përqendrim total në konferencën për shtyp. “Duhet të fitojmë dhe ta bësh këtë gjë nuk është asnjëherë e lehtë. Nuk mund të lëmë pikë rrugës sepse Interi dhe Napoli janë pas nesh. Janë duke bërë një kampionat të madh. Nuk mund të gabojmë. Përqendrimi është i rëndësishëm. Vetëm ne mund ta vëmë në diskutim këtë kampionat me luhatjet që mund të na ndodhin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat