Trajneri i Kroacisë tregon si e ndali Messin

Futboll

Trajneri i Kroacisë tregon si e ndali Messin

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 13:57
Zlatko Daliq

Kroacia kishte zhvilluar një Kampionat Botëror për t’u mbajtur mend.

Zlatko Daliq me futbollistët e tij e kishte mposhtur Agjentinën e Lionel Messit në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, me rezultat 3-0.

Pak muaj më vonë trajneri kroat tregon sesi ia doli ta ndalte Messin në një kampionat ku Kroacia shkoi deri në finale.

“Për mua Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ai e tregon këtë nga java në javë”, ka thënë Daliq.

“Ai e ka më të vështirë të luajë me Argjentinën sesa Barcelonën, prandaj ne kërkuam pikat e dobëta të skuadrës argjentinase në Botëror”.

“Çelësi i suksesit ishte disiplina dhe përcjellja e taktikave nga ana e lojtarëve. Ne u munduam mos të lejonim topin të shkonte te Messi dhe provuam ta ndalim në pozitat ku ai ka dëshirë të luajë me topin”.

“Përkundër kësaj, Messi është një lojtar i madh, më i miri në botë”, ka theksuar trajneri kroat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat