Verratti arrestohet për ngasje nën ndikim të alkoolit

Futboll

Verratti arrestohet për ngasje nën ndikim të alkoolit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:58
Marco Verrati

Mesfushori italian ka kaluar mbrëmjen në burg.

Marco Verrati ëshë arrestuar nga policia franceze, pasi i ishte gjetur sasi më e madhe e alkoolit në gjak sesa që lejohet me ligj.

Mesfushori i PSG ishte duke ngarë makinën në mëngjesin e së mërkurës, teksa po kthehej nga një festë që kishte kaluar me shokët e tij, shkruan gazeta L’Equipe.

Verrati është mbajtur në polici përgjatë tërë natës para se të lirohej në mëngjes.

Ende as lojtari e as PSG nuk kanë dalë me një reagim në lidhje me rastin në fjalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat