Gani Krasniqi, kryetar i ri i FTK-së

Futboll

Gani Krasniqi, kryetar i ri i FTK-së

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:21
Gani Krasniqi, kryetar i ri i FTK-së

Në shtëpinë e Sportit në Prishtinë, klubet aktive të Federatës së Taekwondo-së të Kosovës organizuan kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor. Pas problemeve të shumta që mbizotëruan ndër vite në komunitetin e Taekwondo-së në Kosovë, sot klubet aktive nën udhëheqjen e këshillit iniciues mbajtën kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor dhe zgjodhën udhëheqësinë e re.

Nga 22 delegatë prezent, përfaqësues të 11 klubeve aktive nga 4 regjione zgjodhën për kryetar Gani Krasniqin unanimisht dhe pa kundër-kandidat. Nënkryetar i parë i FTK-së u zgjodh Nuhi Gashi, ndërsa sekretar i përgjithshëm u emërua Enis Qafëleshi.  

Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e këshillit ekzekutiv të FTK-së duke respektuar statutin dhe të drejtën e barazisë gjinore.

Monitorues të kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor ishin: Ib.r Alaj - drejtor i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, Shasivar Haxhijaj - Sekretar i përgjithshëm i KOK-ut, Ramadan Selimi  - Anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Monitoruesit e këtij kuvendi përgëzuan frymën e mirë të kuvendit dhe mbarëvajtjen ligjore të tij si dhe premtuan mbështetjen e tyre të plotë për të përkrahur udhëheqësinë e re. Vlen të theksohet se organizimi i këtij kuvendi të jashtëzakonshëm zgjedhor erdhi me një mund të madh të dhënë nga klubet aktive bartëse të Taëkwondo-së në Kosovë si shkak i thirrjes së MKRS-së dhe KOK-ut për unifikim të klubeve aktive, bëri të ditur Enis Qafëleshi, sekretar Gjeneral i FTK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat