Miftaraj optimist para sfidës me Drenicën: Vetëm për fitore

Futboll

Miftaraj optimist para sfidës me Drenicën: Vetëm për fitore

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:22
Pamje nga një ndeshje

Nesër (13.30) zhvillohet dueli i 50-të jubilar ndërmjet dy skuadrave që s’kanë rënë nga elita e futbollit tonë. Drenica  nga Skenderaj ka vetëm një mungesë në Superligën e pasluftës, por me t’u inkuadruar në vitin 2000, ajo më nuk ka rënë nga elita. Ashtu siç edhe Prishtina. Edhe pse skuadër pa traditë, pra pa trofe, skuadra nga Skenderaj gjithmonë “arrë e fortë” për kryeqytetasit.

Edhe pse, s’ka skuadër tjetër që ka marrë më shumë rezultate pozitive se sa Prishtina në Skenderaj. Megjithatë, ishte Drenica ajo që edicionin e kaluar ia shkaktoi Prishtinës dy humbje të rënda e që në fund kushtuan shumë. Megjithatë, si kurrë më parë, Drenica këtë edicion nuk po shkëlqen siç jemi mësuar në fushën e saj. Nga 6 takime ka vetëm 2 fitore (Ballkanin e Lirinë), 2 barazime (Feronikelin e Gjilanin) e 2 humbje (Drita e Llapi), ndërsa edhe në dy përballjet e fundit (të edicionit të kaluar) atje ka dal e pamposhtur nga Prishtina (1 fitore e 1 barazim).

Ndërkaq Prishtina nga 5 udhëtimet e sivjetme, ka humbur vetëm një ndeshje të pafat me Dritën, ka barazuar me Ballkanin dhe në tre tjera ka fituar ndaj Trepçës ’89, Lirisë dhe Gjilanit e duke pësuar vetëm dy gola e në anën tjetër ka shënuar 7 gola, apo në të gjitha ndeshjet, përveç në humbjen me Dritën.  Ndeshjen e parë këtë sezon Prishtina kishte triumfuar minimalisht 1:0 me golin e Mankendës (62’).

Por, forma e lartë momentale e Prishtinës, jep shpresa që futbollistët do të japin maksimumin dhe pikët e plota të domosdoshme nga udhëtimi i nesërm mund të sjellën në kryeqendër, shkruan në faqen e FC Prishtina.

Prishtina nuk ka probleme as me suspendime as me lëndime, përveç me Mankenda-n i cili zor që mund të pritet të kthehet në stinorin vjeshtor me gjithë përkushtimin maksimal që të rikthehet sa më shpejtë.

“Normalisht, duke u bazuar në përballjet e sezonit të kaluar, kemi pasur vështirësi kundër ekipit të Drenicës, por këtë sezon jemi më në formë se sezonin e vjetëm dhe ku dallojnë edhe rrethanat tjera dhe tani po bëjmë edhe lojëra shumë më të mira. Duke shtuar kësaj që po ndjehemi shumë mirë në çdo aspekt, jemi të përgatitur vetëm për ndeshjen e nesërme pa menduar për ndeshje tjera, na bënë nga besimi që kemi të shpresojmë vetëm në rezultat pozitiv, e kjo do të thotë vetëm për fitore”, ka thënë mesfushori i Prishtinës, Diar Miftaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat