Ky është reagimi zyrtar i PSG pas skandalit të Verrattit

Futboll

Ky është reagimi zyrtar i PSG pas skandalit të Verrattit

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 18:34
Marco Verratti

Më herët është bërë e ditur se Marco Verratti, anëtari i PSG, është arrestuar nga policia franceze.

Lojtari mësohet të jetë arrestuar natën mes të martës dhe mërkurës, pasi ishte kapur nga policia franceze duke vozitur nën ndikim të alkoolit.

Pas kësaj ngjarje, reagim ka ardhur edhe nga faqja zyrtare e skuadrës së PSG.

“Në natën mes 30 dhe 31 tetorit, Marco Verratti është ndaluar në rrugët e qytetit të Parisit, duke vozitur nën ndikimin e alkoolit. Ditën tjetër, lojtari ynë i ka kërkuar falje trajnerit dhe stafit të Paris Saint Germain. Duke ndjekur rregullat e kontratës së lojtarit, Marco Verrattit do t’i hiqen të gjitha bonuset mujore, duke shërbyer kësisoj si mësim për lojtarin” thuhet në komunikatën e PSG.

Verratti gjithashtu nuk do të mund të drejtojë veturën për një kohë të gjatë, pasi atij i është konfiskuar patentë shoferi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat