Giggs: Ramsey mund të luajë kudo në Evropë

Futboll

Giggs: Ramsey mund të luajë kudo në Evropë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 19:15
Aaron Ramsey

Aaron Ramsey mund të luajë kudo në Evropë sipas trajnerit të tij në Kombëtaren e Uellsit, Ryan Giggs.

Mesfushori është përfolur për një largim të tij nga Arsenali në fund të këtij stinori, pasi i skadon kontrata, dhe ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë a po jo.

Ramsey ka startuar vetëm në gjashtë ndeshje të këtij stinori, dhe legjenda e Unitedit dëshiron që ai të luajë më shumë në mënyrë që të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Uellsit.

“Aaron e ka talentin që të luajë kudo në Evropë, mirëpo kjo do të varet nga vendimi i tij”, ka thënë Giggs.

“Përderisa ai luan futboll rregullisht, është ajo që më intereson më së shumti për të”.

Për Ramseyn kanë shfaqur interesim skuadra të mëdha si Manchester Unitedit, Manchester City, Chelsea e Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat