Ja çfarë lufte speciale bëjnë mediat serbe për Shaqirin

Futboll

Ja çfarë lufte speciale bëjnë mediat serbe për Shaqirin

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 19:18
Ja çfarë lufte speciale bëjnë mediat serbe për Shaqirin

Mediat serbe si gjithmonë shkarravisin dhe bëjnë luftë speciale kundër ylli të Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri, ndryshe anëtar i kombëtares së Zvicrës dhe i skuadrës së Liverpoolit. “Kurir” shkruan se provokatori shqiptar e ka bërë një koment në gjuhën e pastër serbe, por menjëherë është penduar fort. "Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka dëshmuar se ai shërbehet shkëlqyeshëm me gjuhën e tij amtare serbe!”, shkruan një farë “Kurir”.

Gazeta serbe më tutje shkruan se “Zvicerani i natyralizuar, i  lindur në Kosovë dhe Metohi, pas ndeshjes Liverpool – Crvena Zvezda, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e gazetarit të Kurir në gjuhën serbe. Ai aktroi sikur nuk e kuptonte  pyetjen, por tani e ka bërë të qartë sikur drita e diellit se ai shërbehet shkëlqyeshëm  me gjuhën e vendit ku është lindur”. Sipas gazetës serbe, dëshmia më e  mirë për këtë është komenti që ai e ka bërë në gjuhën serbe në Instagram.

Në të vërtetë,  ish-bashkëlojtari i tij nga Stoke City, Erik Pieters, e ka vendosur në Instagram një video-incizim  të një goli, e ndër  komentet e tjera është gjetur edhe një nga Shaqiri, besoni apo jo, në gjuhën serbe.“Polako brate” (“Ngadalë, vëlla!”), ka shkruar Shaqiri”, kështu shkarravisin mediat serbe,. Sigurisht kjo është shpikja e radhës e medieve serbe sa për ta rritur presionin ndaj Shaqirit në prag të ndeshjes ndërmjet Cërvena Zvezdës dhe Liverpoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat