Ajax i vendos çmimin De Ligt-it

Futboll

Ajax i vendos çmimin De Ligt-it

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 19:35
Matthijs De Ligt

Matthijs De Ligt është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë momentalisht.

“Mundo Deportivo” shkruan se Ajax nuk do të pranojë asnjë shifër më të ulët se 60 milionë euro.

Të gjithë gjigantët evropian janë në kërkim të lojtarit të Ajax, duke filluar nga Barcelona, Manchester City, Bayern Munich e Juventus.

Duket se do të jetë e pamundur për Ajax që ta mbajnë në radhët e veta reprezentuesin holandez.

Synimi i drejtuesve të klubit holandez është që lojtarin ta mbajnë në radhët e veta të paktën deri në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat