Surprizon Buffon: Pasi ika nga Juvja mund të luaja për…

Futboll

Surprizon Buffon: Pasi ika nga Juvja mund të luaja për…

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 20:31
Gigi Buffon

Javën e ardhshme, portieri i njohur italian Gigi Buffon do të rikthehet titullar me skuadrën e PSG-së në Champions League, në ndeshjen që kampionët e Francës do të luajnë ndaj Napolit, në stadiumin “San Paolo”. Ish-portieri juventin, duke folur për mediat për këtë rikthim, rrëfen një të fshehtë të merkatos së verës.

“Pasi vendosa të largohem nga Juventusi më ka kërkuar edhe skuadra e Napolit. Sot mund të isha aty dhe të luaja për Ancelottin”, thotë Buffon.

Po, është e vërtetë që Napoli më ka kërkuar por nuk e mora në konsideratë këtë kërkesë për shumë arsye. Nëse do të vazhdoja në Itali do të zgjidhja ndoshta Parmën, ku nisa karrierën si profesionist. Ose Genoa, pasi kur isha fëmijë ishte ekipi për të cilin bëja tifo. Apo Lazio, pasi aty tifozët gjithnjë më kanë trajtuar mirë. Por mendova se zgjedhja më e mirë do të ishte të luaja jashtë Italisë, ndaj vendosa të luaj me PSG”, u shpreh Gigi Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat