Shpërtheu në tetor, shpallet futbollisti i muajit në Seria A… Nuk është Ronaldo

Futboll

Shpërtheu në tetor, shpallet futbollisti i muajit në Seria A… Nuk është Ronaldo

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 21:54
Mauro Icardi

Mauro Icardi është votuar si futbollisti më i mirë në Seria A për muajin tetor, pas perofrmancës së tij fantastike që ndihmoi zikaltërit të renditen në vend të dytë të klasifikimit, pas Juventus. Argjentinasi triumfoi në finish ndaj mesfushorit të Napolit, Allan, duke fituar çmimin e akorduar përmes votav në rrjetet sociale për AIC.

Deri më 25 shtator Icardi nuk kishte shënuar asnjë gol në Seria A për këtë sezon të ri. Gjithsesi, argjentinasi shpërtheu fiks në kohë, duke realizuar pesë gola në tre ndeshje në tetor, përfshirë dy dygolësha. Icardi ka shënuar gjashtë gola në katër paraqitjet e tij të fundit në Seria A, por mbi të gjitha ai i ka realizuar ato pas vetëm 8 goditjesh në portë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat